Puçi në Turqi, Erdogan hakmerret
arreston nipin e Fetullah Gulen

Puçi në Turqi, Erdogan hakmerret<br />arreston nipin e Fetullah Gulen
Presidenti i Turqisë Erdogan ka nisur hakmarrjen ndaj Fetullah Gulen. Mediat turke dhe ato botërore raportojnë se Turqia ka arrestuar nipin e Fetullah Gulen, Muhammet Sait Gulen në Erzurum.
 
Akuzat që rëndojnë mbi nipin e Fetullah Gulen, janë ato mbi organizimin e grushtit të shtetit në 15 Korrik.
 
Sipas autoriteteve turke Muhammet Sait Gulen akuzohet si puçist dhe do të përballet me të gjitha akuzat në gjykatë.
 
Erdogan duket se teksa është në pritje të përgjigjes së SHBA mbi pranimin ose jo të ekstradimit të Gulen ka nisur hakmarrjen mbi të afërmit e Fetullah Gulen, i cili akuzohet si autori kryesor i grushtit të shtetit.
 
Nga grushti i shtetit në Turqi mbetën mbi 300 persona të vrarë, ushtarë të konsideruar puçistë, civilë, por edhe policë, ndërsa mijëra të tjerë u shkarkuan dhe arrestuan.
 
Presidenti Erdogan vendosi gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj pas trazirave, ndërsa pezulloi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe deklaroi se mund të rikthehet dënimi me vdekje.
 

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot