Puçi ushtarak në Turqi, burgim
përjetë gjeneralëve e ushtarëve
Një numër të dyshuarish për komplotin për atentat ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar janë dënuar me burgime të gjata, përfshirë edhe dënime të shumëfishuara të përjetshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër të dyshuarish për komplotin për atentat ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar janë dënuar me burgime të gjata, përfshirë edhe dënime të shumëfishuara të përjetshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Krimeve të Rënda në Muğla të Turqisë, ka proceduar rastin e më shumë se 40 të dyshuarve të akuzuar për përpjekjen për të vrarë presidentin Recep Tayyip Erdoğan gjatë tentativës për grusht shteti. Dënime të katërfishta me burgim të përjetshëm u janë shqiptuar ish-gjeneral-brigade Gökhan Şahin Sönmezateş, ish-majorit Şükrü Seymen dhe ish-rreshterit të parë Zekeriya Kuzu, i ashtuquajturi "imam i bazës" i Komandës së 2-të Kryesore të Bazës Ajrore në Çiğli, në provincën e Izmirit.
Gjykata gjithashtu dënoi Ali Yazıcı, ish-adjutant i presidentit Erdogan, me 18 vjet burgim. Organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fetullah Gulen me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, orkestroi përpjekjen e grushtit të shtetit, e cila martirizoi 250 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë.
Rasti gjyqësor ka përfshirë 47 të dyshuar, përfshirë 43 të burgosur dhe dy të dyshuar që mbeten të lirë, të gjithë të akuzuar si pjesëtarë të "ekipit të vrasjes" që kishin për cak presidenti Erdoğan. Dëgjimi i parë ishte më 20 shkurt. Gjatë natës së përpjekjes së grushtit të shtetit, dy policë u vranë në vendin e ngjarjes në hotelin ku ndodhej Erdoğan, në qytetin bregdetar Marmaris.
Atë natë, Erdogan tha drejtpërdrejt në televizion se ai kishte shpëtuar për pak, kur hoteli u bombardua 15 minuta pasi largimit të tij. FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj, Rama ironizon: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist'! Do përdoret për çdo gjë që kishte tmerr ish-diktatori
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37