Puff Daddy, Beyonce, Ronaldo 
njerëzit më të paguar në botë

Puff Daddy, Beyonce, Ronaldo <br />njerëzit më të paguar në botë
Puff Daddy prodhuesi diskografik është njeriu më i paguar në botë me të ardhura rreth 130 milionë dollarë në 12 muaj. 

Të paktën kështu bën me dije revista Forbes e cila liston si njeriun e dytë më të paguar në botë këngëtaren Beyonce e cila gjatë turit të saj me albumin Lemonade ka siguruar 105 milionë dollarë.

Më tej lista vijon me shkruesen e Harry Potter, J.K.Rowling, këngëtarin Drake me 93 milionë dollarë. Vendin e pestë e mbyll futbollisti i Real Madritit Ronaldo i cili vitin e shkuar siguroi 93 milionë dollarë.

Në vendin e 8 është Coldplay i cili me albumin e ri ka siguruar rreth 88 milionë dollarë.

Në top listën 100 njerëzve më të pasur renditet edhe Kylie Jenner më e reja në listë. E po ashtu nuk mund të mungonte  në listë edhe motra  Kim Kardashian West me 45.5 milionë dollarë dhe është në vendin e 47.

Në vendin e 55 eshte bashkeshorti i Beyonce, Jay Z me 42 milionë dollarë.


[gallery]22663[/gallery]


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im