Pufka me shërbet

Përbërësit:

  • 2 vezë Ovvital
  • 1 flxh kafeje me vaj dhe gjalpë të shkrirë
  • 2 flxh kafeje me qumësht pluhur
  • 2 flxh kafeje me niseshte
  • 1/2 lg çaji me fryrës keku

Shërbeti:

  • 2 gota me ujë
  • 2 gota me sheqer
  • 1/2 limon

Përgatitja:

Në tas bashkojmë: niseshtenë, qumështin pluhur dhe fryrësin. Mund ta gatuani me 2 flxh niseshte ose 1 me miell edhe 1 me niseshte. Dalin më të mira vetëm me niseshte. Në tasin tjetër rrahim vezët, shtojmë vajin dhe i përziejmë sa të bëhet një masë më pas shtojmë masën e thatë të tasit të parë. Formojmë brumin dhe e ndajmë në 10 pjesë. I japim formë të rrumbullakët, duart i lyejmë me pak gjalpë mos na ngjiten, i shtypim pak dhe i vendosim në tavë. I pjekim me 180 gradë për 15 minuta. Ndërkohë ziejmë shërbetin dhe ia hedhim të nxehta sapo dalin nga furra.