Puglia, përplasen dy trena, të paktën
27 të vdekur e dhjetra të plagosu

Puglia, përplasen dy trena, të paktën<br />27 të vdekur e dhjetra të plagosu
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes fatale mes dy trenave në Puglia të Italisë .

Mediat italiane raportojnë se numri i te vrarëve mund të jetë edhe më i madh pasi sipas dëshmitareve aksidenti ishte apokaliptik.Aksidenti  ka ndodhur në një fshat mes lokaliteteve Ruvo dhe Korato. Secili nga trenat përbëhej nga katër vagonë ndërsa  në aksident janë përfshirë dy vagonët e parë të secilët po lëviznin në të njëjtin binar.

“Ka qenë një përplasje ballore në një binar të vetëm, disa vagonë janë shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat e bllokuar. Druhem se ka ende të vdekur, por ka edhe shumë të plagosur”,  u shpreh komandanti i seksionit të Rojave Ubrane të lokalitetit të Andrias, Riccardo Zingaro. 

Sipas dëshmitarëve  aksidenti ishte apokaliptik. Ndërsa kryebashkiaku i Koretos tha se shkatërrimi ishte i ngjashëm me rënien e një avioni. 

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur ambulanca të shumta dhe helikopter. Kryeministri Renzi në reagimin e tij të parë shprehu ngushëllimet për familjarët dhe kërkoi që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt.

Itali

2

3

4

4

5

6

7

8

9

11

12

13

14



Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin