Puigdemont merr kontrollin e Katalonjës

Rroftë Katalonja e lirë! Indipendentisti Carles Puigdemont përshëndeti në këtë formë emërimin e tij dje në mbrëmje vonë si presidenti i ri i këtij rajoni me shpresën e udhëheqjes drejt pavarësisë nga Spanja në vitin 2017.

Pak minuta më parë, kandidatura e tij e minutës së fundit mundi të marrë 70 vota pro, 63 kundër dhe dy abstenime në Parlamentin rajonal.

Brenda dy orëve përfundonte afati kohor në të cilën deputët kishin të drejtë të zgjidhnin presidentin e ri të ekzekutivit katalanas.

Prej 27 shtatorit, indipendentistët kanë patur mosmarrëveshje për emrin e mundshëm të presidentit të ri. Deputetët e së majtës, dhjetë anëtarë të CUP-së (kandidatura e unitetit popullor) u shprehën kundër emërimit të presidentit të mëparshëm Artur Mas, duke e cilësuar si mjaft konservator/ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët