Pukë, Apeli i perseritur: Me
ndihmoni te ushqej femijet

Pukë, Apeli i perseritur: Me <br />ndihmoni te ushqej femijet
TRUN (Pukë) - Askush nuk i ka ardhur në ndihmë Hysni Haxhi Pajës, kryefamilarit i cili së bashku me 10 pjesëtarët e familjes së tij prej më shumë se 16 ditësh jeton i izoluar nga bora, pavarësisht apelit që 64 vjeçari bëri të shtunën në media. Banesa e tij është gati 45 minuta larg qendrës së fshatit Trun, (kur nuk bie borë) dhe aktualisht ndodhet e izoluar pasi nuk mund të flitet për zhbllokim të rrugëve.

Si jeni zoti Hysni?
Jam në gjëndje kritike. Kam kontaktuar me deputetin Ndue Kola, me nënprefektin, kryetarin e shtabit të emergjencave por më thonë se skemi cfarë të të bëjmë. Ishalla po përmirësohet moti.

A bie borë sot?
Borë bie pak, por nuk kam bukë e as nuk nuk kam ku me shku. Sikur me qenë pa borë, mua më duhet 45 minuta me shku në qendër të fshatit Trun, lene tani që është borë. Jam në pikën më të rëndë. S’kam ku me shku ma poshtë. Vetëm me misër të zier po ushqehem.

Po djalit të vogël, (djalit të djalit të tij i cili është vetëm 9 muajsh. Të shtunën në një bisedë telefonike, me shqiptarja.com Paja tregoi se po mbaronte dhe ai pak miell që kishte ruajtër për vogëlushin)
I jep një fije qumësht e ëma, dhe çdo ditë po qan.

A keni kontaktu me ndonjë zyrtar, cfarë ju kanë thënë ?
Kam folur me Kryetarin e fshatit Isuf Selmani, më ka thënë se do të të sjell një thas me miell, por s’kam marrë asgjë. Këtu është malore, dhe nuk ke nga të kalosh për të ardhur në shtëpinë time.

Po me kryetarin e komunës a keni folur?
Kam folur dhe me kryetarin e komunës Blerim, Ndoc Prendi, por ai më tha se s’kam ca me të ba, se jam në Tiranë dhe s’kam si me ardh. Nëse keni mundësi me më ndihmu me sensibilizu për gjëndjen time, sepse jam keq. E vetmja mënyrë për të ardhur këtu është me helikopter.

64 vjecari jeton në fshatin Trun, të komunës Blerim, 63 km larg Pukës, pikërisht aty ku vite më parë, u xhirua filmi “Rrugë të bardha” dhe personazhi kryesor Deda ngrin në shtyllën telefonike.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria , vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria , vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët