Pukë, Arifaj: Duam fonde për
rrugët, 4 mln dëmi në ujësjellës

Pukë, Arifaj: Duam fonde për<br />rrugët, 4 mln dëmi në ujësjellës
PUKE- Kreu i bashkisë së Pukës flet për situatën në qytetin e Pukës. Ai thotë se problemi më i madh në këtë qytet janë catitë me borë, dhe uji i pijshëm, pasi tubacionet kanë ngrirë dhe furnizimi me ujë të pijshëm është tepër i vështirë. Zoti Beqir Arifaj kërkon dhe angazhimin e banorëve për pastrimin e cative, pasi është i pamundur të bëhet e gjitha nga punonjësit e bashkisë.

Me Beqir Arifajn e nisëm bisedën për një informacion ardhur nga një qytetare në lidhje me një cati që rrezikonte të shembej.

Nga një qytetare kemi informacion se rrezikon të shembet catia e një banese?
Bëhet fjalë për një familje në periferi të qytetit për të cilën bashkia ka bërë evakuimin e familjarëve dhe ka dërguar njerëzit për të bërë pastrimin e catisë. Trashësia e borës është shumë e madhe. Trashësia ka kaluar në 2-3 metër. Po kërkojmë sensibilizimin e njerëzve të angazhohen vetë për pastrimin e cative. Kemi ngritur shtabin e emergjencave dhe po bëjmë verifikimet, për familjet që kanë invalidë për ti ndihmuar, ndërsa familjet që kanë forcat e veta duhet të pastrojnë vetë borën. Nuk përballohet dot” – na tha Arifaj në lidhje telefonike.

A kanë nevojë banorët për ilace?
“Banorët e qytetit nuk kanë problem me furnizimin me ilaçe, ndërsa aksi Pukë- Shkodër, kalohet me shumë vështirësi. Mezi ka arritur të kalojë një makinë. Kanë filluar të hapen akset kryesore por është shumë e vështirë, sepse trashësia e borë është 2 metër dhe mjetet borëpastruese nuk e përballojnë dot. ”

A keni kontaktuar me organet e qeverisjes qëndrore?
“Kontaktojmë përditë me qeverinë, marrim informacione direkt me ta. Po punojmë për të hapur rrugën për tek rezervat e shtetit , por është një ndihmë e vogël.
Cila është ndihma kryesore për të cilën banorët kanë nevojë urgjente?
Gjëja më e madhe është hapja e rrugëve. Shpresojmë që qeveria të na japë fonde dhe me këto firmat private të përballojmë lirimin e akseve, sepse financat e bashkisë, 5 milionë lekë të reja nuk dalin për hapjen e rrugëve.
Cfarë përbën tjetër problem?
Problem është ujësjellësi se është dëmtuar shumë për shkak të ngricave. 4 mln lekë të reja është vlera e dëmeve që I janë bërë ujësjellësit nga ngricat e akulli.
Aktualisht banorët furnizohen me ujë të pijshëm?
Momentalisht kanë ujë, por në shumicën e pallateteve kemi vënë një çezme me ujë, në kat të parë, dhe banorët e kateve më lart furnizohen nga këto cezma, sepse janë carë tubat.
(bisedoi Suela Gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024