Pukë dhe Malësi e Madhe, asgjësohen 1 695 bimë kanabisi

Katër parcela të mbjella me bimë narkotike janë identifikuar dhe asgjësuar ditën e sotme nga forcat e policisë së Qarkut Shkodër, gjatë kontrolleve të ushtruara në Pukë e Malësi të Madhe. Dy parcela në të cilat ishin kultivuar 265 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa u asgjësuan në vendin e quajtur "Pylli i Lagjes Palucaj", Fshati Qafë Mali, Komuna Qafë Mali Pukë. Ndërsa, në vendin e quajtur "Lagjen Shellinë" , Fshati Karmë, Komuna Luf Qerret, Pukë janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 1370 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
 
Një tjetër vatër e konstatuar me mbjelljen e bimëve narkotike, ishte edhe "Kokpapaj", në fshati Shkrel, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, ku u gjet dhe asgjësua një parcelë në të cilën ishin kultivuar 60 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
 
Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar të ligjshëm.
 
Ndërkaq, materialet i kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot