Ky fakt është bërë shkak që të afërmit, të shqetësuar, të kërkonin ndihmën e banorëve të tjerë të fshatit. Këta janë nisur në drejtim të pyllit në kërkim të bariut të moshuar i cili dyshohej se ishte bllokuar nga dëbora.
Pas shumë orë kërkimesh ata kanë gjetur trupin e pajete të baritu 65-vjeçar të ngrirë nga temeraturat disa gradë nën zero. Banorët e zonës dyshojnë se Marku mund të jetë rrëzuar e të ketë humbur ndjenjat pa mundur të kërkojë ndihmë.
Aktualisht trashesia e borës në zonën ku u gjet trupi i tij i pajetë është mbi 90 cm, gjë e cila ka vështirësuar kthimin e viktimës në familje ndërkohë që grupi hetimor e ka pasur të pamundur të shkojë në vendngjarje duke u ndalur në fshatin Buxhon.
(sg/im/shqiptarja.com)
