Ndaj një 29-vjeçari nga Tirana ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, pasi i janë gjetur disa pajisje lojëra fati në një lokal në pronësi të tij. Ervi Doda, kishte marrë me qira një ambient në qytetin e Pukës për ta përdorur si sallë lojërash bilardo, dhe në kontrollin e ushtruar në lokal i janë gjetur katër copë makineta të lojërave të fatit.
 
Paraprakisht ky shtetas ka penguar punonjësit e policisë së komisariatit Pukë që të ushtrojnë kontroll në këtë ambient.
 
Ndërkaq, materialet i kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
 
Redaksia Online