PUKË - Në Pukë bora nuk ndalet. I gjithë rrethi është tërësisht I izoluar. Në qytet trashësia e borës shkon deri në 1.8 metër, dhe nuk mund të flitet për lëvizje të makinave. Madje këta të fundit, sidomos mjetet e vogla janë mbuluar nga bora, sa vështirë të dallohen. Për fat të mirë energjia elektrike nuk ka munguar në shumicën e territorit të rrethit të Pukës, ndërkohë që problem serioz mbetet uji i i pijshëm pasi tubacionet kanë ngrirë. Gjendja me rend paraqitet ne Iballe, Fireze, Blerim, Flet, Truen,Kabash, ne fshatrat e Gjegjanit etj.