Pukë, nis puna për hapjen
e rrugëve, kërkohen ndihma

Pukë, nis puna për hapjen<br />e rrugëve, kërkohen ndihma
PUKE- Puka vazhdon të jetë e izoluar për të katërtën ditë. Me urdhër të ministrit Olldashi, 3 mjete borëpastruese janë nisur drejt Pukës për të bërë të mundur hapjen e akseve.

Ka nisur puna dhe për hapjen e aksit të Fushë Arrëz. Ndërkohë që dy helikopterë janë nisur sot nga Tirana drejt Pukës për ti ardhur në ndihmë banorëve të zonave të izoluara në këtë rreth. Shpërndarja e ndihmave është tepër e vështirë nga toka, dhe e vetmja mënyrë është ndërhyrja nga ajri. Në shumë fshatra mungon energjia elektrike dhe është ndërprerë komunikimi me banorët e këtyre zonave.  Në Pukë trashësia e borës arrin në 2 metër, ndërsa mungon uji i pijshëm, pasi tubacionet janë ngrirë. Në një prononcim dje për shqiptarja.com, kryetari i Bashkisë Pukës tha se është 4 milionë lekë dëmi që ngricat i kanë shkaktuar ujësjellësit. Punonjësit e bashkisë së Pukës me ndihmën e zjarrfikësve kanë punuar për pastrimin e cative nga bora, pasi rrezikojne shembjen.


Raportohet për një të sëmurë në komunën Qelez. Sipas familjarëve gjëndja shëndetësore e shtetasit Vlash Uka po përkeqësohet dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri për transportimin e tij drejt Tiranës, pasi sipas tyre ka nevojë urgjente për ti nënshtuar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nga autoritetet vendore të Pukës ështe menduar se nuk është e nevojshme ndërhyrja urgjente, ndërkohë që infermiere monitoron situatën shëndetësore të të sëmurit.

Në fshatin Bugjon banorët bëjnë apel për ndihma ushqimore. Ndërkohë që vazhdon puna për hapjen e rruges Qaf Qerret-Qelez.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë