Puka e izoluar, rrezikohen
banesat, banorët apel për ndihmë

Puka e izoluar, rrezikohen<br />banesat, banorët apel për ndihmë
PUKE- Puka është e izoluar totalisht prej 3 ditësh. Dhjetra familje nga zonat periferike të qytetit kërkojnë ushqime . Sipas Kryetarit të Komunës Iballë, Gëzim Vata, problem shumë serioz është mungesa e ilaçeve. Po ashtu ushqimet janë drejt përfundimit.Problem po ashtu janë edhe fshatrat të cilët janë pa energji elektrike. Një problem shumë i madh janë bagëtitë qe sic duket kete dimer zor qe do ia hedhin. Vazhdon të bie dëbore edhe ne keto momente ne zonë e Iballës.

Sipas të dhënave të Komunës Iballe fshati Levozh ka 4 m dëborë. Fshati ndodhet pa energji elektrike prej 2 ditësh. Në Iballë trashësia e borës arrin 3.4m, në Kokdode 2.1 m, në Bugjon 2 m, në Shkoze 2.1 m, në Kryezi, 2 m. në Dom 1.5 m, në Gjegjan 1.8 m, në Dardhë, Fshati Fush-Arrez 1.7 m,Spac 1.8 m,Berishe vogel 1.9 m.

Nga reshjet e dendura të dëborës rrezikohen dhe catitë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024