Pukë, 21-vjeçari ruante
88 kallëpe tritoli në banesë

Pukë, 21-vjeçari ruante<br />88 kallëpe tritoli në banesë
PUKE- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjecar, për mbajtjen pa leje të një sasie të konsiderueshme eksplozivi.

Pashk Ndoci nga fshati Vrith i komunës Luf në rrethin e Pukës ka rënë në prangat e policisë pasi ka goditur një bashkëfshatarin e tij duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup, ndërsa është ndaluar nga policia dhe i është bërë një kontroll në banesë ku i është gjetur edhe 88 kallëpe tritoli.
 
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 21-vjeçarit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 kapsolla detonatore me fitil të montuar dhe një sasi teli përcjellës korenti prej materiali bakri i ndarë në 4 pjesë.
 
Materialet në ngarkim të shtetasit Pashk Ndoci, u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Pukë, per veprat penale të “ Mbajtjes pa leje të lëndëve plasese në banesë” dhe “ Plagosjes se lehte me dashje” te parashikuar nga nenet 278/3 dhe 89 te K.Penal.”
 
Ndërkaq blutë e Shkodres vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa dyshohet se lënda shpërthyese ruhej në banesën e të riut që nga viti 1997.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para