Pukë, breshëri automatiku mbi
dy familje, plagosen dy fëmijët

Pukë, breshëri automatiku mbi<br />dy familje, plagosen dy fëmijët
PUKË -  Gjashtë anëtarë të dy familjeve, Kopani dhe Xhaferri nga Puka, ndërmjet tyre dy fëmijë 5 dhe 9 vjeç, janë plagosur nga të shtënat e kallashnikovit të tre grabitësve. Fëmija 5-vjeçar Eris Xhaferri dhe i ati i tij, Zamir Xhaferri janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje shumë të rëndë dhe në rrezik për jetën. Erisi është plagosur në kraharor dhe në krah, kurse i ati në shpatull.

Në makinën "Opel Astra Karavan" me targa AA 506 DP po udhëtonin nga Puka drejt Shkodrës, familjet e dy motrave: Valbona Kopani me bashkëshortin esaj Astritin dhe djalin Armando, 9 vjeç si dhe  Mirjeta Xhaferri me bashkëshortin Zamir Xhaferri dhe djalin 5 vjeç, Eris Xhaferri. 

Gjatë kalimit në Qafë Qelë, rreth orës 7:00, drejtuesit të makinës, Astrit Kopani iu kërkua të ndalonte në anë të rrugës nga tre persona të  armatosur dhe me maska. Fillimisht ai ka menduar se ata janë pasagjerë, por kur është afruar ka parë se ata ishin të maskuar dhe të armatosur. Për këtë arsye, ai jo vetëm që nuk ka ndaluar, por i ka dhënë më shumë gaz makinës, për t'iu larguar atyre. E pikërisht në këtë moment, grabitësit e kanë goditur me breshëri nga pas, nga afro 5 m largësi.

Si rezultat, të gjashtë anëtarët e familjeve u plagosën, Astriti më lehtë nga të gjithë, por më i vogli, ai që ishte me sa duket pranë dritares, rrezikoi jetën sëbashku me babanë e tij. Armando Kopani, 9-vjeçar, djali i drejtuesit të makinës, u plagos në këmbë. Tashmë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, kurse Erisi 5-vjeçar ka probleme të rënda me parakrahun e tij.

ORA 14:04 MJEKU DRITAN ÇELA: FEMIJA 5-VJEÇAR KA DEMTIM TE KOCKAVE TE PARAKRAHUT

Mjeku i Spitalit Ushtarak Dritan Çela ka deklaruar për "A1Report!" se ndërsa "gjendja e tre të plagosurve është stabilizuar, problematike mbetet gjendja e vogëlushit 5-vjeçar përsa i përket tashmë jo jetës, por parakrahut të tij të copëtuar nga plumbat. Eris Xhaferri ka dëmtim të kockave të parakrahut dhe të një ene gjaku, që është çarë nga plumbat. Plaga është e hapur dhe specialistët kanë punuar mbi të, por ai do ketë nevojë për ndërhyrje të tjera në këtë pjesë. Për momentin, vogëlushi nuk ka nevojë për hemoragji, por rreziku mbetet evident përsa i përket krahut. Gjendja e tij për momentin është e stabilizuar dhe në dinamikë do ndiqet nëse do të rrezikojë prerjen e gjymtyrës.

Përsa i përket babait të fëmijës, ai ka marrë dy predha në krahun e djathtë, por s'ka dëmtime të organeve jetësore dhe gjendja e tij është e stabilizuar. Po ashtu, edhe mamaja e fëmijës ka marrë një plumb, që nuk i ka dëmtuar organet jetësore, ndërsa tezja e fëmijës ka një frakturë në krah."
 
ORA 12:20 STABILIZOHET GJENDJA E 4 TE SHTRUARVE NE SPITALIN USHTARAK

Konfirmohet se gjendja e katër të shtruarve në Spitalin Ushtarak në Tiranë për momentin është e qendrueshme. Anila Dautaj, drejtorja e Marrëdhënieve me Publikun në Spitalin e Traumës, ka deklaruar për "A1Report!" se gjendja shëndetësore e katër prej të plagosurve të Pukës paraqitet e stabilizuar, përfshirë këtu edhe më të voglin, Eris Xhaferrin, që ishte në gjendje kritike.

Dautaj tha se Saimir Xhaferri  është shtruar në kirurgji kurse bashkëshortja Mirjeta dhe fëmija 5-vjeçar, Eris Xhaferri, në Ortopedi pasi kanë dalë nga salla e operacionit. Në Ortopedi ndodhet edhe Armando 9-vjeçar, i plagosur në këmbë. Lidhur me shëndetin e Erisit, "për momentin ai është stabël dhe më vonë do të shikohet sesi do të reagojë."  Më lehtë nga grabitësit është plagosur bashkëshortja e Astrit Kopanit, Valbona.  

ORA 10:00 ERIS XHAFERRI, 5-VJEÇ, RREZIKON KRAHUN -  SHPETON I ATI
 
5-vjeçari Eris Xhaferri mund të konsiderohet  jashtë rrezikut për jetën, pas operacionit të dytë që iu krye në krah, por një plumb në krah i ka prekur arterien dhe kjo i rrezikon krahun. Ai po mbahet në reanimacion, me qëllim që të vërehet qarkullimi normal i gjakut. Mësohet se jashtë rrezikut për jetën ndodhet edhe i ati i tij, Zamiri, i cili është plagosur në shpatull dhe është shtruar në reanimacion. Nëna e tij, Mirjeta është jashtë rrezikut dhe po qëndron bashkë me familjen e saj. Fëmija tjetër Armando, Valbona Kopani dhe Astriti Kopani ndodhen ende në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut.

ORA 9:30 TE PESE TE PLAGOSURIT OPEROHEN NE SPITALIN USHTARAK NE TIRANE

Gazetari Granit Sokolaj raporton nga Spitali Ushtarak në Tiranë se “Tre të plagosurit e familjes Xhaferri janë sjellë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Vogëlushi 5-vjeçar Eris Xhaferraj, pas një ndërhyrjeje të parë, është rikthyer në sallën e operacionit, për shkak të hemoragjisë në krah, që i ka çarë arterien. Po ashtu, në gjendje të rëndë është edhe babai i tij, Zamir Xhaferraj , i cili sapo ka dalë nga salla e operacionit dhe ndodhet në reanimacion. Gjendja e dy motrave, Valbona dhe Mirjeta si dhe fëmijës 9-vjeçar është jashtë rrezikut.
 
ORA 8:20 RREFEN ASTRIT KOPANI, DREJTUESI I FURGONIT

Drejtuesi i furgonit, Astrit Kopani, rrëfen për "A1Report!" udhëtimin e frikshëm të familjes së tij dhe atë të familjes së kunatës së tij. "Sapo po ngjitja dishezën, kur ata na dolën para dhe na qëlluan nga gomat. Kur pashë çfarë ishin, unë nxitova me gjaknxehtësi. Kam ecur me shpejtësi, me gomë të rënë thuajse. Janë plagosur gruaja ime, baxhanaku Zamiri, gruaja dhe fëmijët. Baxhanaku, kur i pa, më tha “ “Ec, se mbaruam!”  Ata kanë gjuajtur me breshëri. Unë kam kujtuar se janë pasagjerë. Por kur pashë flakën e automatokut, mendova “Çfarë po bëjnë?!”

ORA 7:00 TRE GRABITES I KERKOJNE FURGONIT TE NDALOJE

Tre grabitës të armatosur me maska kanë goditur me breshëri kallashnikoni, familjet e dy motrave: Valbona dhe Mirjeta, që po udhëtonin drejt Shkodrës mëngjesin e sotëm me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.

Si rjjedhim, janë plagosur  Astrit Kopani, drejtuesit i mjetit dhe bashkërshortja e tij, Valbona Kopani - 40 vjeçe; kjo e fundit me më shumë plagë; gjithashtu, të plagosur janë Zamir e Mirjeta Xhaferraj (motra e Valbonës) dhe dy fëmijët e tyre, Armando e Eris Xhaferraj.

Armando 9-vjeçar është plagosur në këmbë, kurse Erisi 5-vjeçar në kraharor dhe krahë, pasi ai ka qënë pranë dritares. të plagosurit po trajtohen në spitalin më të afërt, atë të Shkodrës, me përjashtim të Erisit 5-vjeçar që u dërgua me shpejtësi me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Plagosja ka ndodhur në Qafë Qelë të Pukës, kur familjarëve Kopani dhe Xhaferri, dy vëllezër me dy gratë - motra dhe dy fëmijë që udhëtonin me furgonin e tyre, iu është kërkuar të ndalohen me forcë nga persona të armatosur me maska.

Shoferi i furgonit me targë "Opel Astra Karavan AA 506 DP", Astrit Kopani tha për korrespodentin e “A1Report!”:  “Mendova se janë pasagjerë që ishin në pritje në krah të rrugës, por kur i pashë, u largova dhe ata qëlluan me breshëri kallashnikovi nga mbrapa. Policia ka shkuar menjëhërë në vendngjarje.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim