Pukë - Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Pukës për kultivim të bimëve narkotike është vendosur në pranga.

Ai u arrestua në pikën kufitare të Morinës pasi po tentonte të hynte në vendin tonë.

"Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative  nga shërbimet e Komisariatit të  Policisë Pukë, për një shtetas të shpallur në kërkim i cili do të hynte në Shqipëri nga  PPK  Qafë Morinë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Policinë Kufitare, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”,   u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. B., 33 vjeç, banues në Pukë", informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.