Pukë, Rama: Na ngatërroi Saliu,
se Luli nuk është çun i keq

Pukë, Rama: Na ngatërroi Saliu,<br />se Luli nuk është çun i keq
PUKË- Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Gjegjanit ku ka prezantuar kandidatët për deputetë edhe objektivat për mandatin e dytë, ndërsa nuk ka lënë pa ironizuar edhe Bashën e Berishën pas akuzave të fundit nga opozita në drejtim të tij.
 
Ai zgjohet vetëm kur ka kamera përpara, kur fiken kamerat duhet me e tund se ndryshe e zë gjumi.
 
Na ngatërroi Saliu se te ishim takuar me para me Lulin nuk do kishte qene problem, do të ishim më mirë.
 
Po t’i bënim të gjitha për 4 vite, do më kishin çuar në Amerikë të bëja magji për ngrohjen globale, por ne nuk jemi këtu për magji.

Kur flet Luli se tani dhe e njoh, nuk është çun i keq, dhe kur thotë unë do bëhem kryeministri juaj, mua më kujtohet sahati i Tiranës.
 
Del Luli e thotë palma, bar, lulishte, pllaka, ç’i duhen këto popullit, do bukë...
 
Vetëm deleve nuk i duhen, nuk duan shëtitore delet, parqe e lulishte, po ka ndryshim mes komunitetit dhe tufës së deleve, janë një tufë njerëzish të mbaruar që s’duan t’ia dinë se këtu lindin njerëz që kanë të drejtë të kenë një jetë përtej jetës së barkut
” deklaroi Rama.



Rama: Nuk e di çdo bëjë Saliu me gjithë ata kalamaj në Kuvend
Kryeministri ka ironizuar edhe njëherë tjetër listat e PD, ndërsa për Berishës tha se i kanë ‘vrarë’ të gjithë shokët dhe tani ka mbetur i vetëm si ‘fanti spathi’.
 
Tani se çfarë do të bëjë Saliu me ata kalamaj rreth e rrotull nuk e di, por unë mezi e pres” tha Rama. 

Përsa i përket administratës në fushatë, Rama tha se pas orarit të punës mund të bëjnë ç’të duan.
 
Mbaroi orari i punës cdo shqiptar le të jetë çfarë të dojë, drejtor mësuese apo infermier, të mbështesin cdo forcë të duan, vetëm që të mos i bëjë presion askujt”.



  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024