Përbërësit:
- 1 pulë fshati
- 4 kg kripë e trashë
- 1 degë rozmarinë
- 1 degë sherebelë
- 1 thelb hudhre
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të nxehtë përvëlojmë pulën për 5 minuta. E nxjerrim dhe e lëmë të kullojë. Në një tas të madh përziejmë kripën e trashë me rozmarinën, sherebelën dhe hudhrën e shtypur lehtë. E përziejmë mirë që aroma të shpërndahet në të gjithë kripën. Marrim një tavë të thellë pjekjeje dhe shtrojmë gjysmën e kripës në bazë. Vendosim pulën sipër, e mbulojmë plotësisht me pjesën tjetër të kripës duke formuar një shtresë kompakte. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 190°C dhe e pjekim pulën për 1 orë e 30 minuta. Gjatë pjekjes, kripa do të formojë një kore të fortë rreth pulës. Pasi të jetë gati e nxjerrim nga furra, thyejmë me kujdes koren e kripës dhe nxjerrim pulën. Pastrojmë kripën e tepërt, e presim në copa dhe e servirim sipas dëshirës me perime apo sallatë të freskët.
Komente












