Pulë frikase

Përbërësit:

  • 500 g mish pule
  • 50 g gjalpë
  • 50 g miell Ola
  • 1/2 limon
  • 1 vezë e verdha
  • Kripë, piper
  • Kopër dhe majdanoz

Përgatitja:

Ziejmë copat e mishit në ujë me kripë dhe piper. Në tenxhere skuqim me gjalpë miellin e grurit derisa të zverdhet, e shuajmë me qumësht si dhe shtojmë lëngun dhe mishin e pulës. Më pas shtrydhim limonin dhe e rrahim me të verdhën e vezës, e shtojmë te lëngu me kujdes mos na pritet. Në fund shtojmë sipas dëshirës kopër dhe majdanoz në pjatë.