Pulë me lëng limoni nga zonja Albana

Pulë me lëng limoni

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 50 ml lëng limoni
  • 1 lgj niseshte
  • Kripë, piper i zi
  • Lëkurë e grirë limoni

Përgatitja:

Presim pulën në racione dhe e kaurdisim në një tigan me yndyrë duke shtuar pak kripë dhe piper. E lëmë derisa të zbutet mirë, të ketë kaluar në sotarizim (skuqje-zierje). Më pas shtojmë ujë dhe e lëmë pulën të ziejë.

Tresim niseshten në lëngun e limonit dhe e shtojmë tek pula. Vendosim dhe pak lëkurë limoni të grirë imët dhe e lëmë derisa mishi të shkëputet nga kocka dhe më pas e kalojmë në furrë në 180 gradë për 20 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja