Pulë me makarona elb (kritharaqe)
Përbërësit:
- 1 qepë
- 200 g pure domate Pumaro Teuta
- 250 g makarona elb ose Kritharaki
- 100 ml verë e bardhë
- 500 g mish pule dhe lëng mishi 1,5 lt
- Dafinë
- Kanellë
- Piper i zi
Përgatitja:
Në tenxherë kaurdisim mishin e pulës, shtojmë qepën dhe më pas makaronat, i skuqim avash avash derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë salcën pure ose domatet e grira pasi i kemi pastruar nga lëkurat dhe i kemi prerë imët. E shuajmë me verë, shtojmë erëzat dhe kripën. Të gjithë masën e hedhim në tavë porcelani, shtojmë lëngun e mishit dhe e vendosim në furrë të parangrohur me 200 gradë për gati 30 minuta. E shërbejmë të ngrohtë sepse sa më shumë të rrijë bëhet më e thatë.












Komente
Komento