Pulë me miell misri, kos dhe hudhra

Përbërësit:

  • 1/2 pulë e ndarë në copa
  • 2 lugë miell misri i verdhë Ola
  • 2 lugë gjalpë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 4 thelpinj hudhër
  • 2 gota me kos
  • Kripë, piper
  • Spec i kuq pluhur
  • Spec i kuq pikant
  • Trumzë

Përgatitja:

Marinoni copat e pulës me kripë dhe piper, i lyeni mirë me 2 lugë plot me miell misri dhe i skuqni me 2 lugë gjalpë dhe 2 lugë vaj. Shtoni fara koriandër të shtypura, piper të zi dhe spec të kuq djegës dhe pak kripë. Shtoni gjithashtu trumzë dhe 4 thelpinj hudhër të copëtuara imët, shtoni edhe miellin e misrit që mbeti te pjata, e kaurdisni të gjithën që mos mbetet miell i pa skuqur dhe shtoni 4 garuzhde me kos. E përzieni mirë sa të marri valë dhe e vendosni në furrë me 180 ° për 40 minuta sa të piqet mishi edhe të trashet lëngu ose e përfundoni mbi pianurë, por tigani të mbulohet me kapak.