Pulë me oriz në furrë nga zonja Albana

Pulë me oriz në furrë

Përbërësit:

  • 1 qepë e thatë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 pulë e freskët
  • 2 gota oriz
  • 5 gota lëng mishi
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim një qepë të grirë imët me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Pasi qepa të zbutet vendosim pulën të pa prerë ose të ndarë në racione dhe i japim një kaurdisje të lehtë sa të ndryshojë pak ngjyrë. Më pas shtojmë ujë, kripë, piper, erëza sipas dëshirës dhe e lëmë pulën të ziejë.

Ndërkohë orizin pasi e kemi larë e vendosim në një tavë duke e hapur me lugë. Vendosim mbi oriz pulën së bashku me buljonin e zierjes. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për rreth 40-45 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë