Pulë me perime në salcë aromatike mesdhetare

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 60 ml vaj ulliri
  • 2 qepë të kuqe
  • 400 gr patëllxhanë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 350 gr kungulleshka
  • 2 speca të kuq ose jeshilë
  • 800 gr domate të grira
  • 125 ml verë e bardhë e thatë
  • 1 tufë majdanoz
  • Trumzë, rozmarinë, borzilok i freskët
  • Kripë dhe piper i zi i sapobluar

Përgatitja:

Ndani pulën në copa dhe e rregulloni me kripë e piper. Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere ose tavë të thellë dhe skuqni copat e pulës derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Hiqini mënjanë. Në të njëjtin vaj kaurdisni qepët e prera në feta për rreth 10 minuta derisa të zbuten. Shtoni patëllxhanët e prerë në kubikë, hudhrën, kungulleshkat dhe specat. Gatuajini edhe 10 minuta. Hidhni domatet e grira, verën e bardhë dhe erëzat aromatike. Vendoseni përsëri pulën në tenxhere, ulni zjarrin dhe lëreni të ziejë ngadalë rreth 45 minuta, derisa pula të jetë e butë dhe salca të trashet. Në fund rregulloni shijen me kripë e piper dhe spërkateni me majdanoz të freskët.