Pulë me perime në salcë aromatike mesdhetare
Përbërësit:
- 1 pulë
- 60 ml vaj ulliri
- 2 qepë të kuqe
- 400 gr patëllxhanë
- 3 thelpinj hudhër
- 350 gr kungulleshka
- 2 speca të kuq ose jeshilë
- 800 gr domate të grira
- 125 ml verë e bardhë e thatë
- 1 tufë majdanoz
- Trumzë, rozmarinë, borzilok i freskët
- Kripë dhe piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Ndani pulën në copa dhe e rregulloni me kripë e piper. Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere ose tavë të thellë dhe skuqni copat e pulës derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Hiqini mënjanë. Në të njëjtin vaj kaurdisni qepët e prera në feta për rreth 10 minuta derisa të zbuten. Shtoni patëllxhanët e prerë në kubikë, hudhrën, kungulleshkat dhe specat. Gatuajini edhe 10 minuta. Hidhni domatet e grira, verën e bardhë dhe erëzat aromatike. Vendoseni përsëri pulën në tenxhere, ulni zjarrin dhe lëreni të ziejë ngadalë rreth 45 minuta, derisa pula të jetë e butë dhe salca të trashet. Në fund rregulloni shijen me kripë e piper dhe spërkateni me majdanoz të freskët.
Komente











