Pulë me përshesh me bukë misri
Përbërësit:
- 1 pulë
- 100 gr gjalpë
- Nenexhik
- Kripë, piper
- Qepë të njoma
- Bukë misri
- Vaj luledielli
- Cipë limoni
Për bukën e misrit:
- 3 filxhan çaji miell misri
- 2 filxhan çaji kos
- 2 vezë
- 1½ filxhan çaji vaj ulliri
- Sodë bukë
Përgatitja:
Fillimisht lajmë pulën, e lëmë të kullojë dhe më pas e fshijmë me letër kuzhine. Me lëkurën e limonit lyejmë pulën. Hapim lëkurën dhe pastrojmë pjesën e brendshme me kartopecetë që të mos ketë lëngje. E lyejmë pulën me vaj luledielli dhe e vendosim në furrë me kapak në 210 gradë dhe më pas e ulim temperaturën. Me lëngun që lëshon e lyejmë herë pas here. Nga fundi i pjekjes largojmë kapakun që pula të marrë ngjyrën e kuqërremtë. Përgatisim përsheshin. Vendosim në një tigan të madh, gjalpin dhe qepët e njoma dhe i kaurdisim. Sapo të ulet vëllimi i qepëve hedhim kripën. Bukën e misrit e bëjmë copëza-copëza dhe e kalojmë pak në tigan. Më pas shtojmë lëngun e mishit që ka mbetur në tavë. Shtojmë qepët e njoma dhe nenexhik, e trazojmë mirë duke e lënë me pak lëng dhe yndyrë.