Pulë me speca në tigan
Përbërësit:
- 1 pulë
- 4 speca jeshil
- 2 speca të kuq
- 100 gr djathë
- 100 ml qumësht
- Pak verë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim pjesët e pulës që i kemi prerë të vogla. E shuajmë me pak verë, shtojmë specat e prerë në shirita. Më pas djathin e thërmuar e hollojmë me qumësht, e shtojmë tek mishi i pulës duke rregulluar shijen me erëza.
Komento