Pulitzer për “New York Times”çmim
për artikujt mbi pushtetin e Putin

Pulitzer për “New York Times”çmim<br />për artikujt mbi pushtetin e Putin
E përditshmja New York Times ka fituar Çmimin Pulitzer për artikujt për përpjekjet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për projektimin e forcës së Rusisë në botë.

Në raportet e kësaj gazete është zbuluar se Putin përpiqet të ndikojë  në arenën  botërore dhe për projektimin e forcës ruse, duke përdorë “teknika” që sillen prej “vrasjeve e deri te keqtrajtimi dhe paraqitja e dëshmisë inkriminuese për kundërshtarët”, thuhet në arsyetimin e jurisë së Çmimit Pulitzer.

Kjo seri e shkrimeve ka filluar para një viti dhe në të janë trajtuar rritja online e “armatave djallëzore” për përhapjen strategjike të dezinformacionit, pastaj për sulmet e paprecedente kibernetike të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

E përditshmja, New York Times,  ka fituar gjithsej tri Çmime Pulitzer për vitin 2016, më shumë se çdo gazetë tjetër, për shkrime të artikujve, fotografi aktuale dhe raportim ndërkombëtar.

E përditshmja, Washington Post, e ka fituar Çmim Pulitzer për raportim kombëtar gjatë fushatës, duke hedhur dyshim në pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se ai është donator/REL

Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane