Pulla, monedha numizmatike, e kartëmonedhat e reja të 2 mijë dhe 10 mijë lekëshit, autori Petraq Papa, çel ekspozitë me punimet origjinale: Ja si u realizuan!

Imazhet më esenciale të pullave të postës e të kartëmonedhave që ka krijuar në 9 vitet e fundit, autori Petraq Papa, i shpalos në galerinë “Fab” përmes ekspozitës “Acta Urbana”...

Nis nga vizatimi me laps në letër, deri tek momenti final në kompjuter. Por pas imazhit që publiku has janë një sërë hallkash studimore e kreative, që duhen përmbushur.

“Është vërtetë një punë shumë e madhe, një punë kolosale, që kërkon përgatitje paraprake. Duhet të bësh skica, vizatime, përpunime, skenime, kompjuterizime që më tej kalojnë nga manualiteti deri në realizimet përfundimtare në kompjuter”, thotë Petraq Papa. 

Ekspozita është konceptuar nga kuratorja Najada Hamza në tri pjesëza. Dhomëza e filatelisë është e para me 90 fije në origjinal. Papa punon afro 5-6 pulla në vit, të cilat po ashtu janë në vëmendjen e koleksionistëve. Tematikat janë të larmishmet, nga ngjarjet historike, thesare të trashëgimisë kulturore, personalitete të vendit dhe ato që s’kufizohen me Shqipërinë, u japin mundësinë autorëve të jenë  në tregun ndërkombëtar. Mes personaliteteve ndërkombëtare, janë edhe Shën Tereza, një pullë jofituese dedikuar Ditës së Shenjtërimit, e Papa Francesku, të cilën posta e ka emetuar ditën e vizitës së tij në Shqipëri në 2014-ën.

“Janë rreth 90 fije që përmbajnë një numër të konsiderueshëm pullash të emetuara, prej postës. Ka mes tyre punë që s’janë fituese. Tematikat përzgjidhen çdo vit nga një komision në postën shqiptare, dhe pastaj u shpërndahet krijuesve për të realizuar bocetet e tyre”, shton më tej.

Ndërsa kartëmonedhat e numizmatika me dy monedhat e krijuara në “100 vjetor të Pavarësisë” me portretin e Ismail Qemalit,  e “Vitin e Skënderbeut” me heroin kombëtar,  i gjejmë në dy sallat anësore.

Në dhomëzën virtuale ato vijnë përmes teknologjisë në  hologram... Mes tyre imazhet e dy kartëmonedhave më të fundit të sjella në formë të moderuar,  2 mijë lekëshit e 10 mijë lekëshit që Papa ka autorësinë... 

Thotë se veçmas 2 mijë lekëshi me figurën e mbretit Gent, ka kërkuar përkushtim të madh.

E gjithë puna ka nisur me disa monedha mulazh, për të mbërritur tek detajet e kurorës mbretërore, lulja shëruese Gentiana e imazhi i Butrinit. Në këtë rast është Banka ajo që përcakton elementët e kompozicionit të imazhit, e së cilës i dorëzohet vizatimi origjinal.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 20 qershor.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë