Pullat e barnave,Shehu:Shëndetësia
po bëhet ‘mollë e ndalueme’

Pullat e barnave,Shehu:Shëndetësia<br />po bëhet ‘mollë e ndalueme’
Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, dhe ish ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka reaguar ditën e sotme ndaj situatës në sistemin shëndetësor.

Në një postim në rrjetin social facebook ,Shehu shprehet se projekt-ligji i Koncesionit të Pullës së Barnave po kthehet sërish në Kuvend,  dhe se kostot do të bien mbi qytetarët.
 
Shehu thotë se shëndetësia “falas” vdiq, dhe tashmë sipas tij, ky shërbim po bëhet “mollë e ndalueme”.

Postimi i plotë
 
“Mbasi shëndetësia ‘falas’vdiq e ashtuquajtura shëndetësi po behët mollë e ndalueme për qytetarët
 
Kthehet përsëri në Kuvend projekt ligji i Koncesionit të Pullës së Barnave, me të gjitha problemet qe kishte.

Nga 6 lekë të vjetra e pa ndryshueshme kjo që paguhet për pullën e barit kalohet në 2.4% të vlerës me pakicë të tij
 
Kush e paguan kete?
 
Pa dyshim do tA paguaje vecse konsumatorit!!!
 
KJO RRITJE GALOPANTE CMIMI SHKON NE FAVOR TE KONCESIONARIT.
 
Pulla, qofte ajo qe eshte prodhuar deri tashti, qofte ajo qe do te prodhohet neser, afersisht nje cmim do te kete!
 
Pra per qytetetaret do te jete gjithmone e me e veshtire per te perballuar shpenzimet per shendetesine.
 
DHE NQS ATA DO TE KONSUMOJNE BARNA TE NJE CILESIE ME TE LARTE, PJESERISHT APO ASPAK TE RAMBURSUARA, DIFERENCA NE CMIM DO TE JETE SHUME ME E MADHE.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten