/ ATSH / - Posta Shqiptare do te hedhë në treg tre pulla me imazhe nga bota nën ujore shqiptare.

Imazhet janë nga zbulimet e Qëndrës Shqiptare të Kërkimeve Detare. Deri tani Posta Shqiptare ka përdorur pesë imazhe nga  natyra, kultura dhe bregdeti Shqiptarë.
Bota nënujore e bregdeteve tona është mjaft e pasur në relike arkeologjike dhe historike. Kohët e fundit ka pasur një eksplorim intensiv të këtyre zonave.