BERAT- “Mbështetje për përfshirjen sociale të kominiteteve rom dhe egjiptian”. Kështu është cilësuar projekti me 100 ide inovative për vetë-punësimin, si një alternativë për fuqizimin e të rinjve të këtyre grupeve të margjinalizuara, i prezantuar sot në Berat.

Ky projekt i organizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve  të Bashkuara, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNDP, në partneritet me Ministrinë e Mirëqënies Sociale e Rinisë, u prezantua në Berat, si një nga tre qarqet e zgjedhura në vend për tu zbatuar.

Me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, drejtorive rajonale të punësimit, përfaqësues nga komuniteti rom dhe egjiptian, projekti që synon nxitjen e punësimit e sipërmarrjes, u disktua sot në qytetin ku grupet e margjinalizuara kanë problem të theksuara në çështjet e punësimit.

Enkeleda Hajrullahu, koordinatore për Beratin u shpreh se, ajo çfarë synohet nëpërmjet këtij projekti, është inkurajimi për vetë-punësimin ndër të rinjtë romë e egjiptianë, për t’i krijuar kësaj kategorie iniciativa të reja, në përputhje me tregun e punës dhe nevojave. 

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)