Punësimi i shtetasve të huaj në
Shqipëri në rënie gjatë 2012-2014
Open Data Albania po hulumton lidhur me shtetas të huaj të pajisur me leje qëndrimi e që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2011-2014.
Open Data Albania po hulumton lidhur me shtetas të huaj të pajisur me leje qëndrimi e që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2011-2014.
Në vitin 2014 në vendin tonë raportohet se janë pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dy mijë e pesëdhjetë e katër shtetas të huaj, pra njëqind e tridhjetë e pesë më pak se një vit më parë.
![shtetas te huaj](http://www.shqiptarja.com/foto/181687.jpg)
Sipas legjislacionit kombëtar çdo shtetas i huaj që pajiset me leje punësimi ka detyrim të ketë paraprakisht një leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në harkun kohor 2011-2014 numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt e shënon viti 2012 me 2 499 leje, nga të cilat 2,199 për punëmarrës, 275 të vetëpunësuar dhe 25 për investitorë. Në dy vitet në vazhdim ky numër ka ardhur duke u ulur.
Këta shtetas të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë të pajisur me leje pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Aktiviteti ekonomik me numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt është Ndërtimi, i cili përbën 29% të totalit të lejeve. Në këtë sektor janë lëshuar 596 leje nga 2 054 që janë lëshuar në total.
![shtetas te huaj](http://www.shqiptarja.com/foto/181688.jpg)
Sektorë të tjerë me numër të lartë lejesh janë: Tregtia dhe Shërbimet me nga 288 leje secila, Industria Përpunuese me 246 leje, Minierat dhe guroret me 226 leje etj.
Personat që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë e që janë të pajisur me leje pune më së shumti kanë shtetësi turke dhe zënë 52% të totalit të shtetasve të huaj që janë të pajisur me leje pune në Shqipëri.
![shtetas te huaj](http://www.shqiptarja.com/foto/181689.jpg)
Këta shtetas pasohen nga ata kinez me 12%, kanadez me 8%, kosovarë me 4% etj. Pra, janë 1 068 shtetas turk, 246 kinez, 164 kanadez etj që punojnë në Republikën e Shqipërisë sipas raporteve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares
-
Po
78.1%
-
Jo
18%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4207
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykatësi heq pjesërisht kufizimet ndaj zotit Trump në çështjen për falsifikimin e të dhënave të biznesit
26 Qershor, 07:49
-
Aksion blic te 'Myslym Shyri', sekuestrohet 1.1 kg kokainë, pranga 3 të rinjve! Agjenti i infiltruar i futi në grackë (EMRAT)
26 Qershor, 07:40
-
Priten reshje shiu, si parashikohet moti sot
26 Qershor, 07:22
-
Ka mundësi të përballeni me udhëtime të dobishme... horoskopi për sot
26 Qershor, 07:07
-
Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guaskë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median
25 Qershor, 23:48
-
Euro 2024/ Sllovenia barazon 0-0 me Anglinë, dy skuadrat kalojnë në 1/8! Danimarka dërgon Serbinë në shtëpi, 0-0 edhe në Munich
25 Qershor, 22:56
-
Debate në ‘Studio Live’ për vulën e PD, Karabina: E ndjekim deri në Strasburg, jemi alternativë! Dhuli: Basha u shkri politikisht
25 Qershor, 22:54
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 90 robër lufte, më i madhi midis dy vendeve
25 Qershor, 22:43
-
Ylli Pata: Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 11 korrik?
25 Qershor, 22:33
-
Arsyet e forta të lodhjes dhe depresionit gjatë verës, çfarë duhet të bëni
25 Qershor, 22:30
-
Italia bëri tifozët 'me zemër', Spalletti: Kështu e ka futbolli, besuam deri në fund
25 Qershor, 22:26
-
Skandali tek Onkologjiku/ 'Ka klane mjekësh', gazetari Muça: Marrin në qafë pacientët
25 Qershor, 22:22