Punëtorët e pastrimit: Do
e mbysim Tiranën me plehra

Punëtorët e pastrimit: Do <br />e mbysim Tiranën me plehra
TIRANE- Rrugët dytësore të Tiranës rrezikojnë të mbeten pa pastruar. Kjo pasi rreth 60 punonjës të ndërmarrjes nr.1 të Punëtorëve të qytetit, që kujdesen për pastrimin e rrugëve brenda pallateve kanë protestuar kundër vendimit të bashkisë për largimin e tyre nga detyra, ndërsa kolegët e tyre kanë kërcënuar se do të bojktojnë punën.

Përkrah tyre janë pozicionuar edhe kolegë të tyre, të cilët i ka zënë ankthi se shumë shpejt letra e largimit nga puna do u shkojë edhe atyre. Në fakt bëhet fjalë për rreth 60 punonjës të kësaj ndërmarrje të cilët tashmë e kanë marrë fletën e largimit nga detyra. Ata e kanë denoncuar këtë fakt pranë gazetës "Shqiptarja.com", dhe thonë se nuk janë paralajmëruar më parë për këtë vendim, ndaj edhe letra e largimit nga detyra u ka ardhur e papritur. Ndërkohë që me ta janë bashkuar edhe një pjesë e madhe e kolegëve, të cilët duket se shumë shpejt do u vijë radha për largimin nga detyra. "Unë u bënë 15 vjet që punoj në ndërmarrjen e gjelbërimit të qytetit. Ne punën e bëjmë. Nuk e kuptojmë se përse duhet të na heqin neve nga puna, tek ne e gjetën të kursejnë këta? Po edhe sikur të jetë kështu, unë nuk e kuptoj se kush do ua bëjë punën? Vetëm në ndërmarrjen tonë do të hiqen rreth 150 veta, ndërkohë që ne do të bëjmë edhe punën e mirëmbajtjes së varrezave të Sharrës dhe Tufinës, sepse i kanë hequr edhe ata të gjithë nga puna. Dhe çfarë është ajo më kryesorja neve nuk na kanë lajmëruar siç parashikohet në kontratë për pushimin nga puna", - na thotë njëra prej punonjëseve të kësaj ndërmarrjeje, e cila shpjegon se do të protestojnë para bashkisë në ditët në vijim.

Punëtorët që tashmë e kanë marrë letrën e largimit nga puna dhe duke filluar që nga 1 shkurti ndërpresin marrëdhëniet e punës me administratën e bashkisë së Tiranës, por edhe mjaft të tjerë që kanë frikë se mos pësojnë të njëjtin fat thonë se kanë kërkuar sqarime nga drejtoria dhe bashkia e Tiranës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. "Po është bërë strukturë e re, na thanë në bashki, por nuk na japin përgjigje konkrete se përse ne jemi pushuar, - na sqarojnë më tej ata. - Nëse nuk marrim përgjigje konkrete ne nuk do të pastrojmë më rrugët mes pallateve", - kërcënojnë më tej ata.

STRUKTURA E RE
Në fakt vendimi për shkurtimin e një numri të konsiderueshëm të punonjësve të kësaj ndërmarrje është marrë që gjatë muajit nëntor në mbledhjen e këshillit bashkiak. Në projektvendimin ku ishte përcaktuar edhe struktura e re e bashkisë së Tiranës, parashikohej që drejtoria e përgjithshme nr.1 e punëtorëve të qytetit, nga 676 punonjës të kishte 520 punonjës duke shkurtuar plot 156 punonjës dhe vetëm në sektorin e gjelbërimit u shkurtuan vendet e 4 teknikëve të impianteve ujitëse, 68 punëtorë gjelbërimi dhe 2 punëtorë të kafshëve. Ndërkohë që në sektorin e pastrimit hiqen 59 punëtorë dhe një përgjegjës sektori. Sipas rregullores, kjo ndërmarrje ka për detyrë të mirëmbajë parqet dhe lulishtet, shatërvanët, serat me lule, kopshtin zoologjik, pastrimin e rrugëve dytësore dhe tretësore (pra hapsirat mes pallateve) si dhe heqjen e mbeturinave skeletike dhe inerte. Për më tepër pas ristrukturimit, kësaj ndërmarrjeje iu shtua edhe një funksion i ri, ai i mirëmbajtjes së varrezës publike të Sharrës dhe Tufinës, për të cilat më parë kujdeseshin rreth 70 punonjës, dhe ata të larguar nga detyra në fillim të janarit nga bashkia e Tiranës. Ndërkohë që vala e shkarkimeve pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit