Puna e policisë Durrës në 2015, u ulën veprat penale

Policia e Durrësit ka bërë sot analizën e punës së sja të bërë gjatë vitit 2015, në të cilën ëhstë theksuar fakti se gjatë kësaj periudhe vëmendje ka patur lufta ndaj kriminalitetit, ndaj korrupsionit etj.
 
Gjatë vitit 2015, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është evidentuar se është rritur zbulueshmëria e veprave penale me 83% krahasur me vitin 2014 me 80%; janë zbuluar 42 ngjarje të mbartura nga vitet paraardhëse;në fushën e kultivimit të bimëve narkotike janë realizuar gjithsej 57 operacione policore dhe janë asgjesuar 2053 kg e 508 gr e 3 mg dhe 94.401 lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Po ashtu,  është ulur numri i vrasjeve me 58% në nivel Qarku; janë zbuluar në kohë rekord vjedhjet me armë të dy bankave;ka një rritje të evidentimit të veprave penale në fushën e korrupsionit me 12 vepra penale me shumë se vitin paraardhës.

Në vitin 2015 janë të evidentuara vetëm 5 raste dhe të zbuluara 3 prej tyre, pra ka një ulje në përqindje të veprave penale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka përballuar me shumë sukses duke mos evidentuar asnjë rast incidenti apo ngjarje kriminale gjatë sezonit turistik dhe fushatës elektorale, përgjatë fazës përgatitore, zhvillimit, numërimit të votave dhe mbylljen e proçesit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0