Pas një problemi me energjinë elektrike në zonën e Kombinatit, OSHEE ka ndërhyrë në dy lagje problematike.
Me anë të një postimi në Facebook, ata bëjnë me dije planin e ri të punës për të rimëkëmbur infrastrukturën elektrike duke vendosur shtylla të reja, kabllo të sigurta UT me standard ABC, sistemin e dy kabinave, dhe ku përfitues janë 2000 banorë.
Njësia Tirana 1 është e vendosur deri në fund t’i ofrojë abonentëve tanë cilësi më lartë furnizimi me dhe siguri teknike përmes pajisjeve të reja.
OSHEE
Sipas tyre, kjo situatë ka ndodhur pasi për shumë vite, bashkë me urbanizimin kaotik, banorët e kanë zhvilluar rrjetin elektrik në kushte rrethanore dhe aspak të sigurtë.
Postimi i OSHEE: