Punësimet, DAP shpall 121 vende të lira në administratë, ja si aplikohet
Departamenti i Administratës Publike (DAP) ka shpallur zyrtarisht 121 vende të lira në institucionet shtetërore, të cilat do të plotësohen përmes procedurës së konkurrimit.
TIRANE - Departamenti i Administratës Publike (DAP) ka shpallur zyrtarisht 121 vende të lira në institucionet shtetërore, të cilat do të plotësohen përmes procedurës së konkurrimit. DAP ka bërë publike institucionin ku gjendet vendi vakant, profilin e shkollimit të kandidatit, si dhe nivelin minimal të diplomës. Sipas DAP, aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve për procedurën e pranimit në shërbimin civil (nga jashtë sistemit të SHC), do të bëhen vetëm ONLINE, në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, duke u regjistruar, aktivizuar llogarinë dhe, duke plotësuar me kujdes informacionin në të gjitha fushat e aplikimit online. “Kujdes! Për procedurën e pranimit në shërbimin civil Aplikimi bëhet vetëm ONLINE, nuk pranohen dokumentet nëpërmjet email-it, apo aplikime me postë!”, thekson DAP.
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
Po
48.8%
Jo
37.3%
Nuk e di
13.9%
Vota total: 2031
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?