Punësimet dhe investimet, PS
grupe kolegjiale për vendimet

Punësimet dhe investimet, PS<br />grupe kolegjiale për vendimet
Emërimet në pozicione drejtuese, punësimet në administratë si dhe shpërndarja e investimeve sipas zonave, nuk do të jetë vetëm kompetence e deputetëve apo e drejtuesve të Partisë Socialiste nëpër rrethe. Shmangia e monopoleve në vendimmarrja ka detyruar kreun  PS-së, njëkohësisht drejtues të qeverisë, të ndryshojë skemën e vendimmarrjes nëpër rrethe. Në këtë mënyrë, vendimet do të jenë kolegjiale të dy ministrave përgjegjës të zonës, deputetët e saj, drejtuesit e partisë dhe ata të pushtetit vendor.

Për të prezantuar këtë skemë, kreu i qeverise Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me deputetë e drejtues socialistë të Qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës. Të pranishëm në takim ishin deputetët Koço Kokëdhima, Andrea Marto, Mira Shehu dhe drejtuesit e bashkive të qarkut. Po ashtu i pranishëm në takim ishte edhe kreu i këshillit të qarku Sadrit Danaj. Në mbledhje munguar deputetët Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi për shkak të angazhimeve të tyre jashtë atdheut. Së bashku dhe me deputetët e Gjirokastrës, u diskutua funksionimi dhe vendim marrja në nivel lokal. U prezantua aplikimi i një metode funksionimi të gjerë, me ngritjen e një grupi pune në nivel qarku e më tej rajoni, pjesë e së cilës do të jenë drejtuesit vendorë, deputetët dhe dy ministra për çdo rajon.

Ky grup do të ketë vendimmarrje sa u përket prioriteteve në çdo sektor, investime e deri te punësimi. Pritet që ky grup të formatohet në shtator e të japë efektet e para në dy muaj. Gjatë takimit u fol edhe për vlerësimin e perfomancës dhe burimeve njerëzore, të cilat do të kalohen në sitë pikërisht nga këto grupe pune. Sipas burimeve pritet që në shtator të nisë reforma e vendimmarrja do të shpërndahet duke mos lejuar monopolet e punësimeve, emërimeve dhe menaxhimit të investimeve.

Ashtu siç kryeministri Rama ka paralajmëruar, drejtorët të cilët kanë marrë pushtet prej Partisë Socialiste, por nuk i kanë shërbyer asaj gjatë fushatës elektorale, pritet të largohet e të zëvendësohen me njerëz të cilët kanë dhënë kontribut elektoral gjatë zgjedhjeve të 21 qershorit. Në rrezik janë dhe emrat e përfolur për korrupsion.
 
Skema
Vendimet do të jenë kolegjiale të 2 ministrave përgjegjës, deputetët e saj, drejtuesit e partisë dhe ata të pushtetit vendor. Për të prezantuar këtë skemë, Rama ka zhvilluar një takim me deputetë e drejtues socialistë të Qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës.



(v.gj/shqiptarja.com)
 
Shkrimi u publikua sot(30.08.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën