TIRANE- Ndërsa janë shpallur zyrtarisht 760 vende vakante në institucione të ndryshme shtetërore, Departamenti i Administratës Publike ka bërë me dije se ka ndryshuar mënyrën e aplikimit online për konkurrimin në këto poste.

Përmes një njoftimi të shpërndarë përmes postës elektronike, DAP ka shpjeguar si do bëhen aplikimet për këto poste dhe dokumentet që duhet të plotësojnë të inetersuarit. “Departamenti i Administratës Publike (DAP) bazuar në eksperiencën e aplikimeve gjatë periudhës Gusht - Tetor 2014 ka ndërtuar një forme të re me qëllim përmirësimin e sistemit të aplikimit online për vendet vakante që shpallen në administratën shtetërore, pjese e shërbimit civil” thekson në njoftim Departamenti i Administratës Publike.