Punësimet në fushatë, Mandija:
Kryeministria bllokoi denoncimin

Punësimet në fushatë, Mandija:<br />Kryeministria bllokoi denoncimin
 Një dosje mbi punësimet në administratë gjatë periudhës së zgjedhjeve është dërguar në Prokurori.

Sipas të dhënave zyrtare nga organet e tatimore, në administratën publike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, janë punësuar 3580 persona, punësime këto të cilat bien në kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor.

Ish- Zv.kryeministrja Mandija, kishte adresuar në fillim të muajit korrik në Prokurori  çështjen e punësimeve, por ka qenë zyra e protokollit të Kryeministrisë e cila nuk i kishte dërguar në Prokurori.

Dërgimi i dosjes është bërë ditën e djeshme, duke i hapur rrugë kështu hetimeve të mëtejshme nga ana e Prokurorisë.

Sipas deklaratës të lëshuar nga ish- zv.kryeministrja Mandija, punësimet e bëra nga institucionet shtetërore gjatë kohës së fushatës janë ngritur që në mbledhjen e 5-të të  Task-Forcës.

Deklarata e ish-zv.kryeministres, Ledina Mandija
Gjatë fushatës zgjedhore sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore janë kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratë publike në kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor.

Në të gjitha rastet e verifikuara nga Task Forca ka rezultuar që vetdeklarimet nga institucionet e monitoruara kanë qenë të rreme. Kjo çështje është adresuar në Prokurori që në fillim të muajit korrik nga ZV/Kryeministri, por rezultoi që zyra e protokollit të Kryeministrisë pa shkak të ligjshëm nuk e kishte dërguar pranë këtij organi. Pas sqarimit, përfundimisht zyra e protokollit e dërgoi dje duke i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme nga ana e organit të Prokurorisë.

Shqetësimi rreth punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor, u ngrit në mbledhjen e pestë të Task Forcës

Referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, Task Forca verifikoi punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës të bërë në kundërshtim në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor, me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 si dhe me Vendimin nr.473 të Këshillit të Ministrave.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë