Aleanca Demokristiane është e para që ka shprehur kërkesat, e cila i kërkon kryeministrit të ardhshmë një post zv.ministri në kabinetin qeveritar, edhe pse jo të përcaktuar se në cilin dikaster. Kjo kërkesë u bë dje në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, ku kryetari Zef Bushati informoi kryesinë lidhur me takimin që bënë dy ditë më parë aleatët me kreun e PS, Edi Rama. Në këtë mbeldhje u zbulua dhe kërkesa e tyre. “Kërkojmë përfaqësim në kabinetin qeveritar në nivel zv.ministëri. Aleanca Demokristiane dha kontribut në fitoren e koalicionit”, shprehet kreu i ADK.
Por duke vijuar me pretendimet e palëve edhe aleatët e tjerë kërkojnë përfaqësimin e punësimin e njerëzve që kanë kontribuuar në fitoren e koalicionit të majtë. “Në takimin që patëm me kryeministrin Rama, ideja e tij ishte që njerëzit tanë do të konkurojnë me njëri-tjetrin për të fituar vendin e punës në administratë. Nuk është se ka një përkufizim të prerë në marrëveshjen që kemi lidhur. Edhe pse nuk kemi marrë shumë vota, shpresojmë që kjo marrëveshje të zbatohet për gjithë njerëzit e aleatëve që kanë kontribuuar në fitore”, shprehet kreu i Partisë Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi.
Marrëveshja parazgjedhore konsistonte se nëse aleatët do të sigurojnë mbi 10 mijë vota, do të marrin dhe poste kyçe në qeverisje si ministër dhe zëvendësministër. Nëse një parti merr nga 500 deri në 1000 vota në çdo qark, ajo do të ketë një vend të garantuar në bashkëqeverisjen lokale të atij qarku. Ndërsa, kontributi në pushtetin qendror, që nënkupton drejtimin në rang drejtorish, lista do fillonte me vlerësimin nga 5 mijë vota deri në 10 mijë vota në çdo qark. Por, ajo parti që do arrinte të merrte një deputet direkt do të kishte një vend të sigurt ministri në qeverinë e re
REZULTATET E ALEATËVE TË PS NË VOTA
Partia Socialiste: 711,765
Lëvizja Socialiste për Integrim: 179,449
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut: 14255
Partia Demokracia Sociale: 11838
Partia Socialdemokrate: 10138
Aleanca Popullore: 8697
Partia Kristian Demokrate: 8094
Partia Socialiste e Vërtet ’91: 6111
Partia Demokrate, Integrim e Prosperitet: 4383
Aleanca Arbnore Kombëtare: 3661
Partia Socialiste e Moderuar: 3071
Partia G99: 2952
Partia Ligj dhe Drejtësi: 2480
Partia për Mbrojtjen e Emigranteve: 2258
Partia Ardhmëria Shqiptare: 2254
Partia Socialpuntore Shqiptare: 2227
Partia e Gjelbër: 2079
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare: 1434
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori: 1370
Partia Mendimi i Djathte Liberal: 1193
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim: 1180
Partia e Punës së Shqipërisë: 986
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë: 908
Partia Komuniste e Shqipërisë: 900
Partia Rruga e Lirisë: 743
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane: 77
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar: 627
Partia Unitetit Kombëtar: 561
Partia Shqiptare Atdheu: 551
Partia Pajtimit Kombëtar: 544
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar: 511
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptareve: 505
Partia e Çështjeve Shqiptare: 474
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar: 458
Partia Ambientaliste: 445
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare: 342
Partia Toleranca e Re e Shqiperise: 296