Punësimi me detyrim, Partia e Lirisë: Jemi krah studentëve të ‘Mjekësisë’, zëri i tyre të dëgjohet

Partia e Lirisë radhitet në krah të studentëve të Mjekësisë duke kundërshtuar punësimin e detyruar në atdhe. Në një deklaratë për mediat, anëtarja e Kryesisë së PL, Arla Merja tha se PL mbështet kërkesën e studentëve të cilët duan të dëgjohen dhe të ketë një konsultim për pr.ligjin e propozuar për herë të dytë.

PL thotë se qeveria nuk i ka pasur asnjëherë prioritet të rinjtë dhe bën thirrje që studentët e Mjekësisë duhet të dëgjohen. Merja prezantoi edhe propozimin e Partisë së Lirisë për arsimin dhe të rinjtë, ku propozojnë dyfishimin e buxhetit për arsimin,

Qeveria reflektoi ndryshime në ligjin e rrëzuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese, duke ulur afatet nga 5 vjet punësim brenda vendit në 3 vite, e nëse brenda 3 muajsh mjeku i sapo-diplomuar nuk gjen punë, do të paguhet 80% të pagës. Studentët thanë se qeveria nuk është konsultuar me ta.

Deklarata e plotë

Një statistikë alarmante vjen nga EUROSTAT, përsa i përket shpopullimit të Shqipërisë!  Shqipëria, është e dyta në botë për  azilkërkuesit nën 18 vjeç.Sipas të dhënave më të fundit, Siria renditet e para në botë me 266 kërkesa për azil në vendet e BE, për 10 mijë banorë. Ndërsa, fill pas saj, renditet Shqipëria me 241 kërkesa për azil, për 10 mijë banorë.

Të dhënat për Sirinë janë të kuptueshme sepse ajo është e përfshirë në një luftë të ashpër civile, prej 4 vitesh dhe kjo çon në një emigrim masiv. Po nga Shqipëria pse ikin me një ritëm dramatik  të rinjtë minorenë? Pse largohen, në qoftë se ky vend është me të vërtetë siç propagandohet, me rritje ekonomike, me shanse të barabarta, me mirëqenie, demokraci dhe meritokraci? E pra, këto statistika janë e vërteta e propagandës së dalë boje të kësaj qeverie.

Por shpopullimi nuk ndalet duke i marr peng diplomën studentëve të mjekësisë. Por duke i krijuar kushte pune, duke i mbështetur, investuar në arsim cilësor dhe shëndetësor  të cilat nuk lënë vend për punë të detyruar por vetëm për punë të dëshiruar.

Ndaj Lëvizja Rinore për Integrim është ne mbështetje te plote te kërkesave te studenteve te Universitetit te mjeksise qe kerkojne te degjohen dhe te kete nje konsultim gjitheperfshires per draft ligjin e propozuar per here te dyte pasi Gjykata Kushtetuese e rrezoj ligjin e pare te miratuar pa asnje konsultim me studentet dhe grupet e interesit si nje ligj antikushtetues.

Studentet duhet degjohen , studentet duhet jene pjese e procesit dhe jo te vedosen para faktit te kryer me arrogancen e kartonave te kesaj qeverie  qe nuk i ka pasur kurre prioritet te rinjt.

Ndaj partia e Lirise ka nje projekt madhor per 20 vitet qe vine...Shqipëria me 4 milion shqiptarë + me 5 prioritete ku nje nder ta eshte Arsim dhe ndalimi i shpopullimit.

1- Inestimin ne edukim ne e shohim si Investimi tek kapitali njerezor

Ky plan parashikon :

Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te BE

Investimit në arsim dhe kërkim shkencor do te4 jetë në nivelin 5% të PBB. Aktualisht, buxheti i vitit 2024 financon në vlerën 2.29% e PBB, më i ulëti në rajon.

Mësuesia do të konsiderohen degë prioritare dhe do te shoqerohet me mbeshtetje financiare per studentet dhe mesuesit.

Inovacioni në Shqipëri do te financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Do të trajtohen me investime prioritare degët e teknologjisë dhe informacionit.

2. Ndalimi i Shpopullimit

Ofrimi i shtepive per ciftet e reja sipas modelit hungarez, krijimi i fondit te banesave per ciftet e reja, blerje me kosto e banesave te pashitura;

Kredi per blerje shtepie me interes te4 subvencionuardhe zbritje e kredise me 3000 Euro, femija 1, 6000 Euro femija 2, dhe 10000 Euro, femija 3

Sistemi i kateringut ne kopshte dhe shkolla per te reduktuar kostot qe i jane shtuar familjeve qe i cojne ne After School pagese qe shkon 150-200 euro dhe te tjera masa konkrete per te mbeshtetur familjet , nenat e reja dhe femijet e tyre.

Ne kemi vullnetin, lidershipin dhe alternativen per ta bere shqiperine shtepine e shqiptareve , bashke per nje qellim Per ty Atdhe. Faleminderit!

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zemra: 04/05/2024 16:31

    Partia e Lirise ja fut kot studentet duhet te punojne se s'ben, t'i sherbejne vendit. Mbeshtetje juaj eshte pa argument, shteti harxhon dhe ata duhet tja kthejne me sherbim, ne te kundert le te paguajne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim