Punësimi në bashki, e-mail-et
e familjares së Lul Bashës
E-mail-et e Albana Vokshit

Punësimi në bashki, e-mail-et<br />e familjares së Lul Bashës<br />E-mail-et e Albana Vokshit
TIRANE- Një ditë më parë gazeta botoi disa e-maile, korrespodencën e deputetes dhe njëherësh kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi me zyrtarët e bashkisë së Tiranës për punësimin e 80 grave vetëm nga Njësia Nr. 11, me rekomandim të saj dhe këto sugjerime për punësimin, nuk mbështeteshin në kritere ligjore, apo profesionale, por vetëm mbi militantizmin. Skandali i emërimeve në Bashkinë e Tiranës vijon sot me degët e tjera të PDsë.Sipas korrespodencës së brendshme që është siguruar nga ...gazeta “Tema” në Bashkinë e Tiranës një Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, urdhëronDrejtoritë e Bashkisë t’i vënë asaj në dispozicion listën e gjithë punonjësve që janë në punë dhe listën e atyre që do të punësohen, duke hequr ata që janë në punë. Skandali është i rëndë po të shikohet mungesa e respektitqë kanë për çdo qytetar të punësuar, të cilin e trajtojnë thjesht si një emër që fshihet me gomë lapsi dhe zëvendësohet me një listë të ardhur nga degët e PD-së. E-maili I parë është nisur nga Murat Mehmeti, një drejtues lokal I PD-së, i cili i ka përcjellë Drejtorisë së Bashkisë një listë me militantë që kjo drejtori duhet të punësojë. Lista përmban plot 27 persona, të cilët duan të punësohen në të gjitha vendet e punës që nga drejtor deri tek kaldajist. Lista është e firmosur nga tre drejtues të seksionit të PD-së dhe ky është dokumenti më i rëndësishëm për punim sot në administratën e Lulëzim Bashës. Ajo vjen nga i quajturi grupseksioni 11. Një ditë më parë në gazetë u botua edhe një listë tjetër nga grupseksioni 11, ku vetëm Albana Vokshi kishte përcjellë emrat e 80 grave që duhet të punësoheshin po në Bashki. Në e-mailin e dytë kemi një komunikim mes Orkida Begteshit që është një përgjegjëse sektori dhe kushërira e gruas së Lulëzim Bashës, Aurela Basha, Lindita Dedëgjoni, të cilat kanë përgatitur listen e personave të punësuar në drejtorinë nr.3, e cila me sa duket është lista e viktimave që do të hiqen për tu zëvendësuar me listat e ardhura nga grupseksioni 11. Dy zyrtaret e Bashkisë i kërkojnë njëra- tjetrës që lista të freskohet çdo javë duke reflektuar ndryshimet, d.m.th njerëzit që do ikin me ata që do të zëvendësohen.

VOKSHI
Një ditë më parë u botuan e-maile të dërguara nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi për punësimin me listë të militantëve të PD-së. Sipas emaileve të këmbyera kërkohej punësimi i së paku 80 grave vetëm nga Njësia Nr. 11, me rekomandim të saj. Në emalin e parë shkëmbyer mes zonjës Vokshi dhe drejtorisë së burimeve njerëzore në Bashki, flitej për një listë me rreth 60 gra dhe për një shtesë me rreth 20 vetë të tjerë që ajo ishte e detyruar të dërgonte, pasi kishte shum kërkesa nga seksioni ku drejtonte. Vokshi sugjeronte që i vetmi seleksionim që mund të bënte është se kush është më shumë militantedhe jo se kush meriton të punojë prej tyre.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj