Punëtor krahu ditën, shpërndarës droge natën/ Shqiptari kapet me 30 kg në Itali

Punëtor krahu ditën, shpërndarës droge natën/ Shqiptari kapet me 30 kg në Itali

Droga që iu sekuestrua shqiptarit

Policët e komisariatit të Sanremos në Italinë e veriut kanë sekuestruar në Riva Ligure plot 30 kg drogë, të llojeve të ndryshme dhe kanë arrestuar një shpërndarës dje natën.

Në pranga ka rënë një 30-vjeçar shqiptar, i cili ishte punëtor krahu gjatë ditës, ndërkohë që natën shndërrohej në shpërndarës.

Shqiptari i priste “klientët” e tij në një apartament në Riva Ligure, duke shkaktuar shumë hyrje-dalje shqetësuese të cilat i shtynë fqinjët e tij që të kërkonin ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. 

Agjentët, pas verifikimeve të rastit, u paraqitën në shtëpinë e shpërndrësit shqiptar të drogës dhe e arrestuan, duke i sekuestruar 30 kg drogëra të ndryshme, mes të cilave edhe marijuanë e kokainë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre