Punëtorët e ARMO:3000 m2
mbetje, të hedhura në lumin Gjanica

Punëtorët e ARMO:3000 m2<br />mbetje, të hedhura në lumin Gjanica
Ndërkohë që ARMO shitet, punonjësit e kompanisë ARMO kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë shlyerjet e rrogave, që nuk iu janë dhënë gjatë kohës që kompania kaloi në duart e Rezart Taçit, si dhe kompensim për të gjitha shkeljet e kontratës së punës, si leje e zakonshme.

Në deklaratën e punëtorëve të ARMO-s, në një nga pikat përmendet edhe një denoncim tronditës: “Mbi 3000 m3 mbetje kimike janë hedhur në lumin Gjanicë, përgjatë viteve 2011-2012”

Punëtorë të ARMO-s kanë firmosur mbrëmë një deklaratë dërguar në redaksitë e disa mediave dhe u drejtohet organeve të Qeverisjes Vendore të Qarkut Fier, Forcave Politike të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në mënyrë të cilësuar: zotërinjëve EDI RAMA e ILIR META, Avokatit të Popullit, Prokurorisë dhe Gjykatave,  Mediave të Vendit e të Huaja të shkruara e vizive.

"Ne, 1500 puntorët e kompanisë ARMO të vetëmbledhur në KPTHN e këtu në Fier që nga data 25 prill e deri më sot deklarojmë:

Se asnjëherë nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona ekonomiko-financiare e shlyerjes së detyrimeve që na ka Rezart Taçi si:

a-Shlyerja e  rrogave të  5-6-7 muajve të fundit për të cilat na ka gënjyer shumë here.

b-Shlyerja e rrogave të fundvitit për 4 vjet që nuk i kemi  marrë.

c-Shlyerjen e lekëve të rrobave për 4 vjet.

ç-Shlyerjen e shtesës së rrogës 10% për çdo vit llogaritur për 4 vjet.

d-Shlyerjen e vlerës së shtuar të pagës me 1% çdo vit nga rritja e vjetërsisë në punë,për 4 vitet e fundit.

e-Të na kthejë 72 mijë lekë/punëtorë, si tatim i padrejtë i ushqimit për 4 vjet.

ë-Për 4 vite rresht i kemi marrë pagat me 4-5 muaj vonesë. Kërkojmë vlerën e interesit 10% për vonesën siç parashikohet në nenin 120 i  Kodit të Punës.

f-Nga shkurtimi i padrejtë i lejes së zakonshme me mbi 15 ditë/vit, të na kthehen dy paga mujore.

g- Raportet mjeksore na janë paguar me 58.8%, pra të nakthehen 21.2% e lekëve mbajtur padrejtësisht.

h-Të na kthehen në vlerë leku 8(tetë) analizat mjekësore që nuk na janë kryer, nga 10 janë kryer 2 analiza.

i-Të na kthehen në lekë mos konvertimi i pages në raport me 3 herë rritjen e sigurimeve shoqërore. Këto detyrime të prapambetura kapin vlerën mesatare 1(një) million lekë të reja për çdo puntor.

Të gjitha  këto përbëjnë detyrimet me përparësi të punëdhënësit ndaj punëmarrësit në raport me detyrime të tjera, në bazë të Kodit të Punës dhe kontratës së punës. Për këto arsye i kërkojmë Qeverisë së vjetër dhe Qeverisë së RE  që me paratë e zëna nga shitja e të gjitha  kompanive të Taçit të parët të na shlyej ne puntorët sipas përshkrimit të mësipërm . Kërkojmë drejtësi nëpërmjet ligjit, ndryshe mos flisni për demokraci.

2- Ne 1500 puntorët e kompanisë ARMO i shpallim si manipulim dhe si prapaskenë peticionin e 16 korrikut dhe letrën e 30 korrikut ku nuk flitet aspak për kërkesat tona  imediate, por për përfitime të padrejta të Taçit; këtë e tregon edhe fakti se ato u lexuan jo nga ne, por nga përfaqësuesit e tij, një drejtor  27 vjeçar e kryeinxhinier 72 vjeçar

 

3- Ne 1500 puntorët e kompanisë ARMO i kërkojmë kryeministrit dhe ministrit aktual të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës të prononcohen mbi  gjithë problematikat e çështjes ARMO si dhe zotit Ritvan Bode për akuzat që i ka adresuar atij zoti Taçi.

 

4- Ne 1500 puntorët e kompanisë ARMO shprehim mbështetjen tone për Koalicionin e Majtë e për Qeverinë  Rama  dhe njëkohësisht  i  kërkojmë   hetim të plotë e të imët gjithë punës dhe veprimtarisë ekonomike të kompanisë, për periudhën Nëntor 2008 e deri më sot, të administruar nga Taçi. Në këtë grup hetimor duhet të kemi akses edhe ne puntorët që të ndihmojmë e bashkëpunojmë  në kryerjen e transparencës që ka munguar për këtë periudhë (asnjë kontroll nuk ka kryer K.L.SH).

 

5- Ne 1500 puntorët e kompanisë ARMO  kërkojmë gjithashtu që të kryhet ndjekja penale për hedhjen e mbi 3000 m3 mbetje kimike në lumin Gjanicë, përgjegjësi që bien drejtpërdrejt mbi drejtorin dhe përgjegjësin e repartit. Këto veprime janë kryer gjatë viteve 2011-2012.

 

6 – Ne 1500 puntorët e kompanisë ARMO u kërkojmë Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjykatave që rruga e vetme e shpëtimit dhe efiçencës ekonomike është rruga ligjore e kthimit në identitet si sektor publik ku ALBPETROL e ARMO sigurojnë bashkëpunim dobiprurës për ekonominë kombëtare dhe ne punonjësit e tyre.

Sekuestrot e para të jenë për Parkun e Rezervuarve në Porto Romano ndërtuar me punën tonë të gjallë dhe materiale të marra në KPTHN e filjale të tjera. Pretendimi i  Taçit për fondin e investimeve është pa bazë, kudo ka prishur një bllok për të ndrequr një bllok tjetër në çdo repart. Ai po shkatërron uzinën e vajrave dhe paisjet i bënë hyrje. Ky është  A B U Z I M, që duhet hetuar.

 

7 – Ne 1500 puntorët e kompanisë ARMO propozojmë thirrjen e një Konferencë Rajonale të Zhvillimit të Naftës, brënda muajit shtator, ku nëpërmjet delegimit  duam të shprehim mendimet tona, mbi konkluzion- rekomandimet për të ardhmen e saj.

 

8 – Ne 1500 punëtorët e kompanisë ARMO u kërkojmë të gjithë institucioneve dhe personaliteteve që u drejtohemi dhe vëmë në dijeni të mbajnë publikisht qëndrimin e tyre ndaj Çështjes Tonë duke nënkuptuar përgjegjëshmëritë lider ndaj shtresave në nevojë. Falenderojmë Konfederatën e Sindikatave të shqipërisë dhe atë të rrethit Fier për solidarizimin me ne, por shprehim keqardhjen se nga tetori 2011 jemi pa jetë sindikale pasi  punëdhënësi me mëndësi feudale, kryesinë e sindikatës e pushoi nga puna vetëm se kërkoi shlyerjen e pagesave të vonuara  4 muaj.

1500 punëtorët e kompanisë ARMO:

Nenshkruar nga një përfaqësi e gjerë



(Marre nga gazeta Dita)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë