Bllokohen punimet për ndërtimin e By-pasit të Fierit. shkak për bllokimin e punimeve është bërë mospagesa e firmave që po merren me zbatimin e projektit dhe për pasojë prej nëntorit kanë mbetur të papaguar edhe punonjësit e këtyre kompanive.
Paraditen e sotme punëtorët e firmave nënkontraktore kanë protestuar duke kërkuar që nga kompania Serrenesima Costruzioni që ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj rruge të bëhen pagesat.
Ata pohojnë se prej muajit nëntor nuk janë paguar ndaj dhe janë detyruar të ndërpresin punën.
"
Ne do të protestojmë derisa të vdesim. Jemi pa bukë dhe do të rrimë derisa të vdesim se këtë ilaç kemi.“ tha një punëtor.
Ndërsa një tjetër u shpreh se, "
Kemi hedhur një thes me lekë dhe këtu kemi për të marrë të paktën 1 milion lekë. Na kanë gënjyer prej 6 muajsh. Secili prej nesh duhet të marrë ndoshta edhe më shumë se kaq’.
Sakaq, një tjetër u shpreh se, ‘
Kontrata bëhet për 3 muaj. Kaluan gjashtë muaj, 1 vit dhe ne akoma nuk i kemi marrë lekët tona’ tha ai.
Nga ana tjetër, përfaqësues të kompanisë C.A.E, e cila është kontraktuar për të kryer punimet, pohojnë se shkak për këtë ngërç është bërë mosshlyerja e detyrimeve nga ana e kompanisë italiane që ka fituar të drejtën e ndërtimit të by-passit.
‘
Projekti për momentin është i ndaluar. Nuk po vazhdojnë. Problemet nisën që nëntorin e vitit të shkuar, kur kompania përkatëse nuk u tregua bashkëpunuese dhe filloi shenjat e para që tregoi jo korrektësi.” tha eksperti.
Një punëtor tjetër tha se, “
Ti japë një zgjidhje. Të na japë pagesat ne e të vazhdojë me ë të dojë. Nuk mund të pranojmë që punëtorët të mbeten pa paguar’ tha ai.
Punonjësit e këtyre kompanive shprehen se nëse shteti nuk do të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij ngërçi ata do të përshkallëzojnë protestat në ditët në vijim.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.7%
-
Trump
48.2%
-
S'kam mendim
4.1%
Vota total: 10249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska
5 Nëntor, 22:12
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor, 22:07
-
Kandidati demokrat për zëvendëspresident: Kemi zgjedhjet më të drejta, më të lira dhe më të sigurta
5 Nëntor, 22:07
-
Lufta/ Netanjahu shkarkon ministrin Galant, Protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem! Përleshje edhe afër shtëpisë së kryeministrit
5 Nëntor, 21:54
-
SHBA/ Kamala falenderon vullnetarët! Beyonce krah saj thirrje ta votojnë
5 Nëntor, 21:51
-
Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara
5 Nëntor, 21:43
-
Spahiu: Izraeli gjithmonë bëhet me fituesin në SHBA, dhe këtë radhë ata mbështesin Donald Trump
5 Nëntor, 21:42
-
Spahiu: Gjermania dhe Europa e kanë balancuar qëndrimin ndaj Trump dhe i kanë paraprirë një fitore të tij
5 Nëntor, 21:37
-
Vlorë, emërohet kreu i ri i IMT-së në bashkinë e Vlorës, ja emri
5 Nëntor, 21:35
-
SHBA/ Kandidati republikan për zëvendëspresident: Votoni, ende mund të fitojmë ose humbim
5 Nëntor, 21:30
-
Spahiu: Në Serbi ka filluar festa për fitoren e Trump! Vuçiç ka lobuar fort gjatë fushatës me republikanët
5 Nëntor, 21:28
-
Trump apo Harris/ Spahiu: Shqiptarët të ndarë dhe paqartë se fitorja kujt është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës
5 Nëntor, 21:22