TIRANË – Shkëndijat e dalë gjatë saldimit të elementëve metalikë kanë shkaktuar flakë të fuqishme në një magazinë bojërash në auostradën Tiranë – Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në afërsi të fshatit Domje, pak metra larg drejtorisë së nxjerrjes së targave.
Burimet policore thanë për Shqiptarja.com se dy punëtorë kanë qenë duke salduar, cka ka bërë që të marrë zjarr polisteroli, i cili ndodhej në magazinë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 6 makinat zjarrfikëse, të cilat të ndihmuara edhe nga mjetet e ardhura nga Durrësi kanë punuar për shuarjen e flakëve. Zjarri nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com