Një pjesë e kryeqytet do të jetë sot pa energji elektrike, për shkak të punimeve që po kryhen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE). OSHEE njofton se po punohet në dy kabina dhe për rrjedhojë do të ndërpritet energjia në disa zona.
Njoftimi i OSHEE:
Në kuadër të rritjes së sigurisë në furnizimin me energji elektrike, OSHEE është duke zbatuar planin e remonteve, po aq i rëndësishëm sa vetë investimet, pasi mirëmbajtja e rrjetit shoqërohet me zëvendësim pajisjesh, etj.
Konkretisht, me datë 11 Prill (sot, e Mërkurë), nga 09:00 deri në orën 14:00 do të punohet në dy kabina:
-Kabina “Pall MPB1”
Zonat pa energji: pjesërisht rrugët “Vaso Pasha” dhe “Brigada e VIII”, pranë Bulevardit “Bajram Curri”
-Kabina “Stabilimenti Mihal Duri”
Zonat pa energji: pjesërisht rrugët “Frederik Shiroka”, dhe “Justin Godar”, pranë “Rruga Kavajës”