OSHEE ka njoftuar të gjithë banorët e Tiranës së me datë 27-29 maj do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në një interval kohorë nga 6 deri në 7 orë.
Me datë 27 maj do të kryhen punime në 8 kabina ku rrjedhimisht pa energji elektrike nga ora 09:00-15:00 do të mbetem zonat: Rruga "Teodor Keko" pjesërisht, tek Astiri; zona tek kthesa e Kamzës pjesërisht; rruga "Kadri Roshi" pjesërisht; rruga "Shyqyri Peza" pjesërisht, në Allias; rruga e Dibrës pjesërisht, tek Medreseja; zona midis rrugës së Durrësit pjesërisht dhe rrugës "Mine Peza" pjesërisht; rruga "Mentor Xhemali" pjesërisht. Ndërsa rruga "Riza Cuka" dhe rruga "Lord Bajron" do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 09:00-16:00.
Më datë 28 maj do të punohet në 6 kabina, ku pa energji nga ora 09:30-15:00 do të mbeten zona midis rrugës "Karl Gega" dhe rrugës "Siri Kodra" pjesërisht dhe zona pranë ish-stacionit të Trenit, tek Ish Fidanishtja. Nga ora 09:00-15:00 shkëputje të energjisë do të ketë rruga "Allaman Dervishi" pjesërisht, tek Pallatt e Malajzjanit dhe rruga rruga "Njazi Meka" pjesërisht. Ndërsa nga ora 09:00-16:00 pa energji do të mbeten rruga "Besim Fagu" pjeserisht, pranë rrugës "5 Maji" dhe rruga "Riza Cuko" pjesërisht, në Laprakë.
Në datën 29 maj, punime do të kryhen në 2 kabina. Pa energji në këtë datë nga ora 09:00-15:00do të jenë rruga "Allaman Dervishi" pjesërisht, tek Pall e Malajzjanit si dhe rruga e Shkodrës pjesërisht.
Komento